Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, do t’i paraqesë sot në orën 13:00 Parlamentit Evropian planin e Komisionit Evropian për zgjerimin, bashkë me udhërrëfyesin me data konkrete për vendet kandidate.

Sipas një burimi diplomatik në Bruksel, Kos do të thotë se Shqipëria do të mbyllë 6 kapituj deri në fund të 2026 dhe 25 kapitujt e mbetur deri në fund të 2027. Plani pritet të përcaktojë ritmin e negociatave të anëtarësimit për vitet në vijim.

Burimi: Top Channel