Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar”, e çelur në qershor të këtij viti në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francës, do të qëndrojë e hapur deri më 3 janar 2027, për shkak të interesit të lartë të publikut.
Ekspozita prezanton rreth 50 ikona nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, duke sjellë për publikun francez një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë artistike shqiptare. Drejtoresha e muzeut, Fjoralba Prifti, u shpreh se suksesi ka ardhur jo vetëm nga vizitorët e shumtë francezë, por edhe nga studiues, artdashës dhe njohës të artit pamor.
Katalogu i ekspozitës, i shkruar nga studiues shqiptarë dhe francezë, pati sukses të jashtëzakonshëm në Francë dhe pritet së shpejti edhe në muzeun në Korçë. Krahas ekspozimit, në Francë do të zhvillohen edhe aktivitete shoqëruese, si koncerte, vizita të komentuara dhe një tryezë e rrumbullakët.
Burimi: Gazeta Tema



