Opozita SDSM dorëzoi sot interpelancë për ministrin Ivan Stoilkoviq, duke kërkuar përgjegjësi politike për paraqitjet dhe sjelljen e tij publike.

Deputeti Mitko Trajçuleski e akuzoi ministrin se promovon agjenda ruse dhe kineze, se është i lidhur me struktura të inteligjencës serbe dhe se lavdëron kriminelë të dënuar lufte.

Nga SDSM thonë se kryeministri Hristijan Mickoski e mbron ministrin dhe kërkojnë që Kuvendi të shprehet për interpelancën.

Burimi: Telma