Qeveria miratoi sot në mbledhje propozim-ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, pas debatit në Komisionin parlamentar për Financim dhe Buxhet. Propozimi i dërgohet sërish Kuvendit për miratim në seancë plenare.

Të hyrat e përgjithshme projektohen në 374,2 miliardë denarë — rreth 5,3 miliardë më pak se projeksionet e mëparshme — ndërsa shpenzimet arrijnë në 420,5 miliardë denarë.

Deficiti mbetet 46,3 miliardë denarë, ose 3,9 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa rritja ekonomike e projektuar me ribalancin është 4,3 për qind.

Burimi: Zhurnal.mk