AAK-ja, përmes shefit të Grupit Parlamentar Besnik Tahiri, kërkoi debat parlamentar për gjendjen e energjisë elektrike në Kosovë. U ra dakord që debati të mos mbahet këtë javë, por të shtyhet për javën e ardhshme.

Sipas Tahirit, Kosova paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa blloku kryesor prodhues B1 vazhdon të jetë jashtë funksionit.

“Sot Kosova në shumicën e qyteteve gjendet në terr”, tha Tahiri.

Burimi: Telegrafi