2.026 automjete janë marrë nga policia në periudhën janar-gusht të këtij viti. Prej tyre, 267 kanë qenë të paregjistruara për më shumë se gjashtë muaj, 60 janë marrë për shkak të zhurmës së madhe, ndërsa 1.699 të tjera në bazë të dispozitave të Kodit Penal.

Nga MPB thonë se konfiskimi bëhet në pajtueshmëri me Ligjin për siguri në trafikun rrugor, Ligjin për automjete, Ligjin për kundërvajtje dhe Kodin Penal. Masat për konfiskimin e makinave në afat prej 90 ditësh lidhen me shkelje të caktuara në komunikacionin rrugor, por jo me veprat penale.

Për makinat e konfiskuara në procedurë penale, për statusin e tyre të mëtejshëm dhe kohëzgjatjen vendos gjykata kompetente.

Burimi: Alsat.mk