Gjykata Penale e Shkupit ua ka vazhduar paraburgimin për 30 ditë katër personave të dyshuar për dy vrasjet në Gjorçe Petrov, të cilët më parë ishin në paraburgim 48-orësh. Prokuroria vazhdon hetimet për mbledhjen e dëshmive.

Të dyshuarit dyshohet se i kanë kryer vrasjet gjatë grabitjeve në shtëpitë e viktimave: një 62-vjeçari më 22 tetor dhe një 76-vjeçareje më 27 tetor. Sipas mediave që u referohen burimeve nga hetimi, të dyshuarit kanë pranuar veprat penale.

Në njërin rast dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona, në tjetrin tre, ndërsa i dyshuari i katërt dyshohet se ka qenë shoferi që i transportonte. Policia ka gjetur gjurmë ADN-je dhe sende që lidhen me grabitjet.

Burimi: Alsat.mk