Gjashtë shqiptarë u arrestuan në Angli për ekstradim, pasi kishin karta të kuqe kërkimi në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg. Të dhënat vijnë nga gjykata e ekstradimeve City of Westminster Magistrates’ Court në Londër.

Pjetër Lusha, 35 vjeç, kërkohet nga Austria për trafik narkotikësh dhe seanca e radhës mbahet më 6 nëntor 2026. Korado Memushaj, 46 vjeç, u arrestua në West Yorkshire dhe kërkohet nga Italia për trafik droge; ai u la i lirë me kusht pas garancie 33.000 stërlina dhe paraqitet në gjykatë më 15 mars 2027.

Semir Toli, i njohur në Angli si Sajmir Berisha, 46 vjeç, u arrestua në Wellingborough dhe kërkohet nga Greqia për trafik droge; garancia u caktua 45.000 stërlina plus pajisje monitorimi GPS, me seancë më 12 shkurt 2027. Anton Nikolli, 45 vjeç, u arrestua në Salford dhe kërkohet nga Luksemburgu për 6 grabitje shtëpish, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Burimi: Top Channel