Gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7.032 imigrantë, pothuajse trefish më shumë krahasuar me vitin 2023, kur ishin regjistruar 2.325 persona, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.

Në krye të listës janë shtetasit e Turqisë me 3.966 persona, më shumë se gjysma e totalit, të pasuar nga India me 804, Bangladeshi me 552 dhe Kosova me 449 persona. Nga Nepali erdhën 430 persona në 2025, krahasuar me vetëm 2 në vitin 2023.

Listën e dhjetë vendeve e plotësojnë Shqipëria me 278 persona, Serbia me 255, SHBA-ja me 121, Gjermania me 102 dhe Bosnja e Hercegovina me 75 persona.

Burimi: Zhurnal.mk