“Ne kemi dalë për fëmijët tanë dhe studentët. 24 orë non stop deri në rrëzimin e sistemit, nuk ndalemi” — kështu deklaroi një qytetar pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, në një intervistë ku tha se protestuesit do të qëndrojnë në rrugë 24 orë, deri në rrëzimin e sistemit aktual.
Në fjalën e tij, protestuesi tha se qytetarët kanë dalë në shesh për të ardhmen e fëmijëve dhe studentëve, ndërsa e cilësoi tubimin si paqësor: “I madh e i vogël do të jemi në rrugë derisa ky establishment të bjerë.” Ai iu drejtua gjithashtu efektivëve të Policisë së Shtetit, duke u bërë thirrje të mos përdorin uniformën kundër qytetarëve.




Leave a Reply