Një prej të rinjve pjesëmarrës në protestën e sotme para Kryeministrisë u ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen në një protestë të gjerë mbarëkombëtare më 28 Nëntor — atë që ai e quajti “çlirimi final i Shqipërisë”.
Në deklaratën për mediat, aktivisti theksoi se qëllimi nuk është thjesht largimi i Edi Ramës nga kryeministria dhe zëvendësimi i tij me një tjetër, por ndryshimi rrënjësor i sistemit politik. Ai kërkoi hartimin e një Kushtetute të re, duke u drejtuar Ramës dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, që të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008, të cilën e cilësoi si një prej arsyeve të krizës aktuale politike.
“Bashkohuni në çlirimin final të Shqipërisë në datën 28 Nëntor. Ne nuk duam të ulim një autokrat dhe të ngremë një autokrat tjetër. Ne duam zgjidhje themelore në këtë vend. Këtu duhet një Kushtetutë e re”, tha ai.




Leave a Reply