Policia ka identifikuar dhe shoqëruar 5 prej personave të maskuar që gjuajtën me gurë gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas raportimit, për 3 prej tyre që janë përsëritës të veprimeve të dhunshme, do të vendoset gjoba prej 5 milionë lekësh, sipas urdhrit të kryeministrit Rama.

Njëri prej të shoqëruarve është nën 18-vjeç — për këtë arsye janë njoftuar prindërit, të cilët do të njihen edhe me gjobën. Aktualisht vijon ende puna për identifikimin e personave të tjerë që morën pjesë në aktet e dhunës gjatë protestës.