Masa të forta sigurie janë marrë në kryeqytet pak para nisjes së protestës kombëtare të sotme, ku Kryeministria është blinduar me forca të shumta policore. Mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Në gatishmëri janë vendosur autobotët me ujë me presion dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisura me mjete speciale. Në planin e sigurisë marrin pjesë forcat “Shqiponja”, FNSH-ja, efektivë të komisariateve të Tiranës, agjentë civilë, si dhe dronë dhe kamera me rezolucion të lartë për monitorimin e tubimit. Protesta e sotme zhvillohet edhe nën zbatimin e aktit të ri normativ për tubimet, i cili zgjeron kompetencat e policisë dhe parashikon gjoba nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë për shkelësit.




Leave a Reply