Italia u përfshi sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe e thirrur nga sindikata USB, me protesta masive në dhjetëra qytete kundër kostos së jetesës, luftës dhe politikave të riarmatimit.

Në Torino, policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe topa uji në Piazza Castello, ndërsa në Genova demonstruesit dogjën goma para hyrjes së portit. Përplasje u raportuan edhe në Mestre, ku shtatë efektivë policie mbetën lehtë të plagosur, dhe në Vicenza, ku tre protestues u lënduan. Sipas sindikatës USB, në Milano morën pjesë mbi 100 mijë persona, ndërsa organizatorët pretendojnë rreth 2 milionë protestues në të gjithë Italinë. Protestuesit kërkojnë rritjen e pagave në përputhje me inflacionin, më shumë investime në arsim e shëndetësi dhe fundin e politikave të luftës.