Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, njoftoi se gjatë protestave të dy javëve të fundit janë lënduar në total 347 persona: 200 punonjës të Policisë së Shtetit, 107 protestues dhe 39 kalimtarë, mes tyre edhe gazetarë.
Duke e cilësuar intensitetin e dhunës si të paprecedentë, Demo tha se Policia e Shtetit ka pezulluar 7 efektivë, për të cilët Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetime, ndërsa dhjetëra raste të referuara nga qytetarët janë në shqyrtim në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Ai bëri të ditur gjithashtu se 269 të mitur janë shoqëruar gjatë protestave dhe njoftoi miratimin e një akti të ri normativ për menaxhimin e tubimeve të paligjshme.




Leave a Reply