Shkrimtari afrikano-jugor Damon Galgut u shpall laureat i edicionit të 15-të të Çmimit Pak Kyongni 2026, i njohur si “Nobeli korean i letërsisë”. Ceremonia u mbajt më 29 tetor në Hotel Inter-Burgo në Wonju të Koresë së Jugut, ku Galgut mori certifikatën, pllakën e çmimit dhe 100 milionë won koreane.
Galgut u zgjodh mes 165 romancierëve nga e gjithë bota, me 26 të nominuar në fazën finale. Juria e vlerësoi për trajtimin e temave të kujtesës, përgjegjësisë dhe drejtësisë në veprat e tij. Ai është fitues i Booker Prize 2021 për romanin “The Promise”.
Programi i laureatit në Korenë e Jugut përfshiu një konferencë shtypi në Seul më 28 tetor dhe takime me lexues që vazhdojnë deri më 3 nëntor.
Burimi: LitNet



