Teatri Barbican në Londër sjell nga 31 tetori premierën londineze të “Hamlet Hail to the Thief”, ku tragjedia e Shekspirit takohet me albumin e grupit Radiohead “Hail to the Thief” (2003). Shfaqjet vazhdojnë deri më 23 janar 2027.
Prodhimi u krijua nga Thom Yorke së bashku me regjisorët Steven Hoggett dhe Christine Jones, për Royal Shakespeare Company dhe Factory International. Albumi është dekonstruktuar dhe ripunuar personalisht nga Yorke, ndërsa muzika luhet live në skenë nga vetë aktorët-muzikantë.
Hamletin e luan Samuel Blenkin, ndërsa Ofelinë Ami Tredrea. Shfaqja vjen në Londër pas premierës botërore në Aviva Studios në Mançester.
Burimi: Music Week



