Galeria e Arteve në Tetovë përmbylli me sukses edicionin e 17-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026”, ku morën pjesë artistë nga Italia, Turqia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kolonia zgjati katër ditë në Hotelin “Scardus”, në Kodrën e Diellit, e frymëzuar nga Mali Sharr.

Gjatë ditëve të kolonisë, artistët krijuan në natyrë dhe në studio, ndërsa koleksioni i Galerisë u pasurua me mbi 20 vepra të reja. Kurator i edicionit ishte Behar Ferati, ndërsa drejtoreshë e Galerisë është Arbenita Meta.

Ngjarja u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe është kthyer në një traditë që e lidh Tetovën me skenën artistike të rajonit dhe më gjerë.

Burimi: Zhurnal.mk