Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “ReMusica” hapi më 26 tetor edicionin e tij të 25-të në Kishën “Shën Ndou” në Prishtinë, me temën “Continuum”. Festivali, i themeluar në vitin 2002 dhe i drejtuar nga Donika Rudi, vazhdon deri më 1 nëntor, me koncerte edhe në Prizren.
Natën e hapjes e sollën dueti Thibaut Garcia në kitarë dhe Félicien Brut në fizarmonikë, së bashku me ansamblin vokal “ReVocal” nën drejtimin e Rafet Rudit. Në hapje ishte i pranishëm edhe presidenti i Shoqatës Europiane të Festivaleve, Jan Briers.
Mbyllja më 1 nëntor do të sjellë Filharmoninë e Kosovës së bashku me kitaristin Mak Grgić, duke përmbyllur një çerek shekulli të festivalit që ka sjellë në Kosovë emra të muzikës klasike e bashkëkohore nga Europa dhe Amerika Latine.
Burimi: KALLXO.com



