Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar më 28 tetor kërkesat e Prokurorisë për vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për personat e arrestuar në lidhje me protestat, transmeton Top Channel.
Arrestimet u vlerësuan të ligjshme dhe u caktuan masa të ndryshme sigurie, sipas akuzave dhe rrethanave. Njëri prej tyre u la në arrest shtëpie, pesë të tjerë morën detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore të mërkurën e fundit të çdo muaji në orën 15:00, me lirim të menjëhershëm nëse nuk mbahen për ndonjë masë apo dënim tjetër, dy të tjerë po ashtu detyrim paraqitjeje mujore, ndërsa njëri prej tyre u ndalua të shkojë në zonat e protestave dhe t’u afrohet më pak se 500 metra institucioneve publike.
Me një vendim tjetër të së njëjtës datë, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të një personi tjetër dhe caktoi detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore të mërkurën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 14:00, me lirim të menjëhershëm nëse nuk mbahet për ndonjë arsye tjetër të ligjshme.
Të dy vendimet mund të apelohen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda pesë ditëve nga dita pas njoftimit.




Leave a Reply