Katër persona janë arrestuar në lidhje me dy vrasjet e personave të moshuar në Gjorçe Petrov të Shkupit, të cilat ndodhën brenda pesë ditësh, transmeton Portalb.mk.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të arrestuarit dyshohen për grabitje me pasojë vdekjen. Bëhet fjalë për A. S. (22), H. E. (20) dhe K. A. (58) nga Shkupi, si dhe M. R. (26) nga Strumica.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, për ta është kërkuar ndalim afatshkurtër, në përputhje me nenin 170 në lidhje me nenin 165 të Ligjit për Procedurën Penale, për të kompletuar materialin provues, pas së cilës do të paraqitet kallëzim penal, njoftoi MPB-ja.
Në të dyja rastet u konstatua vdekje e dhunshme. Rasti i parë ndodhi më 22 tetor, kur një burrë 62-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, ndërsa mjeku konstatoi shenja dhune. Më 27 tetor, MPB-ja njoftoi edhe për vdekjen e një gruaje 76-vjeçare, po ashtu në shtëpinë e saj në Gjorçe Petrov, me shenja të dukshme dhune në trup.




Leave a Reply