Edicioni i 11-të i Festivalit Evropian të Filmit në Zimbabve nis sot, më 28 tetor, në Harare dhe do të zgjasë deri më 30 tetor. Nën temën “The Next Frame”, festivali bashkon kinemanë evropiane dhe atë zimbabveane përmes shfaqjeve, shkëmbimit kulturor dhe bisedave për të ardhmen e kinematografisë.
Programi përfshin filma evropianë, mes tyre nga Rumania, Irlanda, Spanja, Madagaskari dhe Belgjika, si edhe një përzgjedhje filmash të shkurtër zimbabveanë. Nata e hapjes në Galerinë Kombëtare të Zimbabvesë sjell një bisedë me aktoren Chipo Chung dhe filmin rumun “Nasty”, kushtuar tenistit Ilie Nastase.
Ditet në vijim parashikojnë masterclass-e për aktrim e regji, punëtori për financimin e filmit, panele për kinemanë afrikane dhe inteligjencën artificiale, si edhe shpalljen e fituesve të garës së filmave të shkurtër BIOSKOP!, për të cilën u pranuan 80 aplikime. Hyrja në festival është falas.
Burimi: GreedySouth



