Nominimet për edicionin e 36-të të Gotham Awards janë shpallur, duke e hapur zyrtarisht sezonin e çmimeve për filmin e pavarur. Pesë filma kryesojnë listën me nga katër nominime: “All of a Sudden”, “Clarissa”, “La Gradiva”, “The Invite” dhe “Tender Loving Care”.
Për filmin më të mirë garojnë, mes të tjerëve, “The Invite” i Olivia Wilde dhe “The Debut” i Jesse Eisenberg, krahas “Clarissa”, “Club Kid”, “Josephine”, “Mouse”, “Paper Tiger” dhe “Primetime”. Në kategorinë e regjisë më të mirë janë nominuar Ryusuke Hamaguchi, Sandra Wollner, Andrey Zvyagintsev, Jane Schoenbrun dhe Mike Leigh.
Mes të nominuarve për interpretim spikasin Mahershala Ali, Gillian Anderson, Ian McKellen, Julianne Moore, Penélope Cruz, Adam Driver dhe Andrew Garfield. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 30 nëntor në Cipriani Wall Street në Nju Jork, ndërsa Çmimi i Publikut rikthehet pas një pauze gjashtëvjeçare.
Burimi: The Hindu



