OpenAI planifikon të blejë çipat e inteligjencës artificiale të Google, raportoi të martën, më 27 tetor, The Information, duke cituar një person të njohur me çështjen. Blerja e planifikuar do të thellonte lidhjet mes OpenAI dhe Google, që konkurrojnë në produkte IA-je dhe kërkim, por kanë lidhur gjithnjë e më shumë marrëveshje tregtare. Raporti nuk zbuloi kushtet financiare apo detaje të tjera. Google nuk komentoi menjëherë, ndërsa OpenAI refuzoi të komentojë. OpenAI është një nga blerësit më të mëdhenj të njësive grafike të Nvidia, që i përdor për të trajnuar modelet e saj dhe për të ekzekutuar llogaritjet. Megjithatë, njësitë e përpunimit tensor (TPU) të Google kanë fituar terren si alternativë më e lirë ndaj çipave liderë të Nvidia, dhe Google nisi këtë vit t’ua shesë TPU-të drejtpërdrejt disa klientëve. Reuters raportoi në qershor 2025 se OpenAI kishte nisur të merrte me qira çipat e Google.