Rreth 36.600 njerëz kanë ikur në Kenian veriore pas përshkallëzimit të luftimeve në anën etiopiane të kufirit, sipas Agjencisë së OKB-së për Migracionin (IOM).
Forcat nga rajonet somaleze dhe Oromia në Etiopinë jugore po luftojnë prej më shumë se dy dekadash për demarkacionin e kufijve dhe burimet, dhe përshkallëzimi i javës së fundit shkaktoi valën e re të zhvendosjes. Nga të larguarit, afro 11.000 kanë gjetur strehë brenda kompleksit të Kishës së Misionit Oriental, ndërsa rreth 25.600 të tjerë po strehohen nga komunitetet përgjatë kufirit. IOM, së bashku me qeverinë keniane dhe UNHCR-në, po vlerësojnë nevojat për ujë dhe kanalizime, strehim, ushqim, shëndetësi dhe mbrojtje, duke theksuar edhe nevojën për t’u kujdesur për komunitetet pritëse, që po strehojnë shumicën e të larguarve pavarësisht burimeve të kufizuara.
Burimi: UN News / European Sting



