Një person ka vdekur sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut, pasi ishte lënduar në një objekt. Policia u njoftua për rastin rreth orës 08:40 dhe njësitë përkatëse dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, viktima u dërgua në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor konstatoi se kishte arritur pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia intervistoi përgjegjësin e punëtorëve, i cili pas intervistimit u dërgua në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
Burimi: Sinjali



