Një grua nga Fushë Kosova iu drejtua sërish Policisë, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se ka shkelur vazhdimisht urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata, duke iu afruar edhe në vendin e punës, ndonëse kishte ndalesë gjyqësore për një veprim të tillë.
Sipas denoncimit të bërë më 26 tetor në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, një nga incidentet kishte ndodhur në marketin ku punon viktima, në rrugën “Nëna Terezë”, ku bashkëshorti kishte shkuar dhe i kishte folur me zë të lartë. Pas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari 34-vjeçar u ndalua për 48 orë dhe u dërgua në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë. Rasti trajtohet për veprat “Mospërfillja e Gjykatës” dhe “Ngacmimi”, ndërsa i dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të vërtetohet me vendim të formës së prerë.
Burimi: Sinjali



