Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Hysri Selimi ishte dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh. Ankesat e Prokurorisë Speciale dhe të mbrojtësit të të akuzuarit u refuzuan si të pabazuara, sipas vendimit të përpiluar më 23 tetor, pas seancës së kolegjit të mbajtur më 7 tetor.

Sipas Apelit, nga provat rezulton se i akuzuari ka komunikuar me zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke ndarë informacione për aktivitetet e pjesëtarëve të UÇK-së, vrasjet gjatë luftës dhe pjesëmarrjen në luftën në Siri, për çka thuhet se paguhej deri në 700 euro në muaj dhe furnizohej me telefona. Pretendimi i mbrojtjes se ai vepronte në koordinim me AKI-në u vlerësua i pabazuar në asnjë provë.

Burimi: Gazeta Express