Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,4% në vitin 2026, falë kërkesës së brendshme, shërbimeve dhe ndërtimit, sipas parashikimit të fundit të Bankës Botërore. Rritja vjen me një ritëm pak më të ngadaltë se vitin e kaluar, ndërsa papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët historik dhe pagat vijojnë të rriten.
Pozicioni fiskal është përmirësuar, me suficit në gjysmën e parë të vitit dhe borxh publik të zbritur nën 50% të prodhimit të brendshëm bruto, i ndihmuar edhe nga mbiçmimi i lekut. Megjithatë, Banka Botërore paralajmëron se sfidë mbeten varësia nga turizmi sezonal me vlerë të shtuar të ulët, baza e ngushtë e eksporteve, presionet demografike dhe rreziqet klimatike, ndërsa thekson nevojën për vende pune më produktive dhe më të mirëpaguara.
Burimi: Scan TV



