Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, u arrestua nga Policia Kufitare në Muriqan, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Shtetasi A. T., banues në Mamurras dhe i njohur edhe me identitetet A. B. dhe A. C., ishte shpallur në kërkim nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4 në Sabadell të Spanjës, me vendim të 28 nëntorit 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Pas kapjes, ai iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, e cila kreu arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, ndërsa Interpol Tirana vijon procedurat me homologët spanjollë.
Burimi: OraNews



