Policia e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ka kryer me sukses një operacion në të cilin janë sekuestruar 68 kilogramë kokainë.

Sasia e drogës u gjet në një automjet transportues në pikëpagesën Fonten në Francë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut M.F. (44).

Në aksion ka marrë pjesë edhe Europoli, ndërsa policia e Maqedonisë së Veriut përkujtoi se ky është aksioni i dytë i suksesshëm ndërkombëtar brenda një muaji.

Burimi: Zhurnal.mk