Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka suspenduar gjashtë policët e përfshirë në arrestimin e dy trafikantëve të drogës më 7 tetor në Saraj të Shkupit.
Bazë për suspendimin është marrë përdorimi i dhunës gjatë momentit të neutralizimit, pasi të dyshuarit kishin refuzuar t’i bindeshin urdhrit policor për kontroll.
Sipas policisë, dyshimet se të dyshuarit transportonin drogë u vërtetuan më pas, me kallëzime penale të ngritura ndaj tre personave për trafikim me lëndë narkotike dhe pengesë të personit zyrtar.
Policët e suspenduar, identiteti i të cilëve është publikuar në rrjete sociale, kanë denoncuar kërcënime me jetë, ndërsa policia po heton edhe profilet nga të cilat kanë ardhur mesazhet kërcënuese.
Burimi: Alsat.mk



