Një grup pedagogësh, mes tyre Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, marshuan nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, ku përmbysën karriget e dialogut të vendosura nga kryeministri Rama dhe grisën pankartat.
Qëndrimin e pedagogëve e përcolli Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë: “Kryeministër, pedagogët s’kanë dialog me ju. Me ju kanë dialog studentët… Ne jemi me studentët”. Rreth 1300 pedagogë, nga afro 10 mijë që numëron personeli akademik në vend, kanë nënshkruar peticionin që kërkon largimin e Ramës nga detyra dhe krijimin e një qeverie kujdestare.
Burimi: Shqiptarja.com




Leave a Reply