Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi në takimin me drejtorët e shkollave — ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama — se është ngritur një ekip psikologësh në dispozicion të nxënësve, prindërve dhe familjeve të prekura nga protestat e dhunshme.

Ajo tha se “çdo orë që ua merr dhuna, janë orë të rrëmbyera nga jeta e këtyre fëmijëve”, duke e cilësuar komunikimin me nxënësit dhe familjet si çelësin e suksesit. Kumbaro shtoi se përveç Tiranës, ku problematika është më e madhe, mësimi vijon normalisht në shkollat e tjera, dhe akuzoi “grupe që vijnë nga jashtë oborrit të shkollave” se tentojnë të krijojnë turbullira.

Burimi: Shqiptarja.com