Ambasada e Zvicrës në Tiranë reagoi ndaj protestave të dhunshme, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Në deklaratë, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv, duke theksuar të drejtën për tubim paqësor, lirinë e medias dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply