Protesta e sotme në Lezhë është mbyllur; rreth 50 të rinj morën pjesë. U tentua disa herë bllokimi i qarkullimit në akse të ndryshme të qytetit (zjarre në rrugë); drejt policisë u hodhën vezë dhe shishe uji.
U dëmtuan kosha mbeturinash, tabela sinjalistike, kangjella anësore trotuaresh; u shkatërrua monumenti i librit të Gjergj Fishtës në qendër të qytetit.
Pavarësisht incidenteve, protesta u mbyll e qetë. Në Kurbin: një bombë molotov u hodh brenda oborrit të bashkisë; në Rrëshen disa protestues bllokuan një pjesë të autostradës.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply