Kryetari i PD-së, Sali Berisha, konferencë me gazetarët sot — përgjigje ndaj deklaratave të Ramës për protestën: studentët në “mision liberator… çlirimtar të një populli nga diktatura më e egër që ka njohur në histori… e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve”.
Rama “i quajti të pa shkollë, injorantë, njerëz të gurit dhe terroristë”; krahasoi veten me Macron “dhe burra shteti të tjerë” — Berisha: “Ky është një diktatori i pacipë, i pafytyrë, i pamoral. Asnjë nga kryetarët e shteteve që citoi nuk ka përzënë në 10 vite nga vendi mbi 50 për qind të të rinjve të vendit të tij”.
Thirrja policisë: “Mos mbroni një njeri i cili ka përzënë nga vendi i tij pothuajse gjysmën e popullit shqiptar me varfërinë që ka krijuar… Mos qëlloni mbi studentëve dhe gjimnazistëve, dorëzoni kapelën, dorëzoni detyrën.”
Burimi: Top Channel




Leave a Reply