Sot janë vendosur xhamat e rinj në godinën e Partisë Socialiste, pasi një ditë më parë (dy episode) protestuesit i thyen me gurë.

Forcat e policisë janë shtuar në ambientet e jashtme të PS-së (raportim nga terreni i gazetarëve të Top Channel).

Një ditë më parë, gjatë sulmit me gurë, nga godina rozë u panë të dilnin persona të maskuar me shkopinj druri në duar, që tentonin të zmbrapsnin protestuesit.

Burimi: Top Channel