Në orët e para të mëngjesit, automjeti i administratorit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj (29 vjeç), është dëmtuar me lëndë plasëse në fshatin Llakatund. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:50, me automjetin të parkuar pranë banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Pa të lënduar.

Burimi: Top Channel