Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim kombëtar në mbështetje të protestës studentore në Tiranë, duke kërkuar që demokratët dhe qytetarët t’i bashkohen revoltës ditën e nesërme.
Në një mesazh për shpërndarje të menjëhershme drejtuar drejtuesve politikë të qarqeve, deputetëve, kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të PD-së, Berisha u ndal edhe te zhvillimet e sotme, duke pretenduar se protestuesit refuzuan të sulmonin selinë e Partisë Demokratike.
Sipas tij, skenari për të shmangur sulmet ndaj Kryeministrisë dhe për t’i zhvendosur ato drejt selive të PD-së dhe Partisë Socialiste dështoi. Berisha e cilësoi këtë si një përpjekje të regjimit për të drejtuar revoltën kundër opozitës.
Në mesazhin e tij, Berisha shkruan: “Mottoja e ditës së nesërme duhet të jetë solidaritet: solidaritet kombëtar me revoltën studentore në Tiranë. Nesër është me rëndësi shumë të madhe të mbështetet masivisht greva e përgjithshme e universiteteve dhe shkollave të mesme në të gjitha qytetet dhe degët e PD. Së bashku me të rinjtë, të hidhen në protestë para bashkive të partisë së krimit, komisariateve dhe prefekturave të gjithë anëtarët, mbështetësit tanë dhe qytetarët!”
Burimi: Top Channel




Leave a Reply