Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka reaguar pas rezultatit të rrethit të parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Bërvenicë, duke e quajtur “një fitore shumë të rëndësishme” hyrjen në balotazh të kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji.

Taravari e uroi Jahijin për rezultatin dhe u bëri thirrje të gjitha partive shqiptare që ta mbështesin atë në balotazhin e 1 nëntorit kundër kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski. “Duke uruar Arkinin për fitoren e tij, bëj thirrje tek secila parti shqiptare që të votojmë këtë burrë të ndershëm e plot përkushtim që nderon çdo shqiptar!”, shkroi Taravari.

Thirrja për mbështetje në balotazh është qëndrim politik i Taravarit/ASH-së; deri tani asnjë parti tjetër nuk ka konfirmuar zyrtarisht mbështetje për rrethin e dytë.

Burimi: Pollogu.news