Policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se efektivët janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të maskuar, të cilët më pas janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike.
Përmes një reagimi zyrtar, Policia sqaron se ngjarja është zhvilluar gjatë patrullimeve në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Sipas policisë, një grup personash të cilësuar si të dhunshëm dhe të maskuar kanë sulmuar me molotovë punonjësit e policisë; për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes, ata janë futur në ambientet e jashtme të selisë së PD-së, ku sipas versionit zyrtar kanë vijuar sulmin ndaj forcave të rendit.
Në përgjigje të sulmit me molotovë, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës. Policia i cilëson pretendimet e tjera mbi ngjarjen si të pavërteta dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply