Kandidati i VMRO-DPMNE-së për komunën e Bërvenicës, Stojanço Radiçevski, i ka falënderuar qytetarët për besimin pas rrethit të parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai theksoi se votat i kanë ardhur edhe nga shqiptarët, edhe nga maqedonasit, dhe pret një mobilizim edhe më të madh në balotazhin e 1 nëntorit, pa ndasi etnike.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski e cilësoi rezultatin si një fitore të madhe, duke theksuar se epërsia ndaj LSDM-së është më shumë se 4:1 dhe se kandidati i tyre hyn si favorit absolut në raundin e dytë kundër Arkin Jahijit të AKI-së.
Burimi: Portalb.mk




Leave a Reply