Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pranoi se protestues të maskuar dhe të mitur mund të jenë strehuar në selinë e PD-së, duke deklaruar se çdo i mitur i ndjekur nga policia është i mirëpritur dhe do të marrë mbrojtje.
Deklarata vjen pas zhvillimeve te selia e PD-së gjatë protestës së ditës së gjashtë, ku protestuesit e maskuar u futën brenda godinës dhe policia hodhi gaz lotsjellës brenda saj, duke shoqëruar disa prej tyre.
Berisha e kishte mohuar më herët se protestuesit kanë sulmuar selinë e PD-së, duke e cilësuar ngjarjen si “skenar të Edi Ramës” — ndërsa tani pranon se të miturit e ndjekur nga policia do të strehohen dhe mbrohen në seli.
Burimi: Shqiptarja.com




Leave a Reply