Partia VLEN ka pranuar se kandidati i saj nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Bërvenicë. “Nga informatat që i kemi marrur, kandidati jonë nuk e ka kaluar raundin e parë”, deklaroi Driton Sulejmani nga VLEN.

Sulejmani i falënderoi banorët e Bërvenicës për pjekurinë e treguar dhe e cilësoi procesin votues si “evropian”. Ai premtoi se VLEN-i do të mbështesë komunat shqiptare, pavarësisht se kush i udhëheq. Partia ende nuk ka vendosur nëse do t’i japë përkrahje Arkin Jahijit të AKI-së, i cili shkon në balotazhin e 1 nëntorit kundër Stojanço Radiçevskit të VMRO-DPMNE-së.

Burimi: Portalb.mk