Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 23 të lënduar si pasojë e protestave të dhunshme të ditës së gjashtë në Tiranë kanë marrë shërbim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.
Mes të lënduarve janë 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësuese e medias dhe 4 kalimtarë. Një efektiv policie vijon të marrë trajtim në urgjencë, ndërsa gazetarja është shtruar për ekzaminime të mëtejshme dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias. Në QSUT “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar të tjerë (2 policë, 3 protestues).
Burimi: Shqiptarja.com




Leave a Reply