Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar se protestuesit kanë sulmuar selinë e PD-së këto ditë, duke e cilësuar ngjarjen si “skenar të Edi Ramës”.

Berisha tha se Rama përhap lajmin se “Kryeministrinë nuk e marrim dot, ndaj duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha”, dhe pretendoi se ai futi brenda partisë së tij tre inspektorate me “banditë të pajisur me hunj e mjete të tjera”. Sipas Berishës, skenari dështoi sepse “puthadorët e Ramës nuk i ndoqi njeri” dhe protestuesit nuk kishin motiv të sulmonin PD-në.

Deklarata vjen pas zhvillimeve te selia e PD-së gjatë protestës së ditës së gjashtë, ku policia hodhi gaz lotsjellës brenda godinës dhe shoqëroi disa protestues.

Burimi: Top Channel