Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku 10 efektivë policie mbetën të plagosur.
Sipas Hitës, efektivët e lënduar nuk ishin të përfshirë në menaxhimin e protestave të mëparshme. Ai e cilësoi sulmin ndaj komisariatit si një nga sulmet më të rënda dhe të paprecedenta, të kryera nga grupe të maskuara me molotovë, gurë dhe piroteknikë.
“Sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë,” u shpreh Hita, duke dënuar ashpër aktin dhe duke theksuar se autorët do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Incidenti ndodhi gjatë protestës së ditës së gjashtë, ku protestuesit i vunë flakën katit të parë të godinës së Komisariatit nr. 3.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply