Pasi kryeministri Edi Rama akuzoi Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas protestave të dhunshme në Tiranë, Moska zyrtare ka reaguar.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Vladimirovna Zaharova, në një postim në Telegram (të shpërndarë edhe nga Ambasada Ruse në Tiranë) i thotë Ramës: “Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t’ua hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet tuaja të brendshme.”
Burimi: shqiptarja.com (Report TV)




Leave a Reply