Skena “lufte” janë parë në protestën e gjashtë kundër qeverisë, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Protestuesit kanë gjuajtur edhe me shkopinj efektivët, ndërsa këta të fundit kanë gjuajtur me gurë protestuesit. Sipas Top Channel, protestuesit kanë hedhur “breshëri” molotovësh drejt policisë, ndërsa efektivët janë përgjigjur me plumba gome, ujë dhe gaz lotsjellës.
Efektivët janë larguar në këto momente, sepse situata është tepër kritike. Tirana është në kaos, teksa fokusi është që protestuesit të shkojnë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Burimi: report.al




Leave a Reply